Aksident me vdekje në Kosovë, kamioni me beton aksidenton një person

04/08/2022 22:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në në Bogë të Pejës, në Kosovë.

Një person që është goditur nga kamioni që po transportonte beton, nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, që përfundoi me fatalitet më vonë. Derisa një kamion mikser me beton ka ecë mbrapa, ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen”, ka deklaruar Gashi.

Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet”

Top Channel