Emigrantët shqiptarë nuk do të kenë nevojë të kthehen në Shqipëri për të votuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për mundësimin e kësaj të drejte në vendin ku ata jetojnë. Regjistrimi i adresës është kushti i parë që duhet plotësuar në mënyrë që diaspora të mund të shprehë vullnetin e saj në zgjedhjet parlamentare te 2025.

Shtetasit shqiptarë të cilët kanë më shumë se 3 muaj që jetojnë jashtë vendit duhet të regjistrohen fillimisht në faqen zyrtare te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në një formular elektronik duhet të deklarojnë të dhënat personale dhe vendbanimin e tyre të përhershëm.

KQZ: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të drejtën e verifikimit të përputhshmërisë së të dhënave të formularit përkatës elektronik të plotësuara nga votuesi nga jashtë me të dhënat e tij në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Nëse votuesi nga jashtë nuk ka deklaruar vendbanimin e tij ose të dhënat e formularit përkatës elektronik nuk përputhen me ato të Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, atëherë kërkesa për regjistrim refuzohet.

Nëse kërkesa për regjistrim pranohet emigranti hiqet nga lista e zgjedhësve brenda vendit dhe përfshihet në një listë të posaçme për diasporën. Në drafti e hedhur për konsultim identifikimi i votuesve nga jashtë vendit parashikohet të jetë biometrik.

Procedura për regjistrimin e emigranteve shqiptare nis jo më vonë se 15 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve parlamentare nga kreu i shtetit dhe përfundon jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA