Tensionet e fundjavës në Kosovë do të marrin një fokus të veçantë në seancën e jashtëzakonshme të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Federal të Gjermanisë, Bundestag.
“Para se të gjykoj, dua të informohem në mënyrë më të detajuar”, tha të hënën kryetarja e komisionit, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP), për median “The Pioneer”. “Prandaj e kam vënë çështjen në rend të ditës në seancën e posaçme të Komisionit të Mbrojtjes”.
Qeveria gjermane ishte shprehur e shqetësuar për situatën në Kosovë qysh në fillim të javës. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, SPD tha se “misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO po monitoron gjithashtu nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. -ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha ajo.
Ndërkohë në një intervistë me DË, eksperti për Ballkanin në Institutin e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, tha se dialogu i koordinuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është masa e duhur për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje në mënyrë afatgjate. Sepse kjo është çështje e politikës së sigurisë.
Meqë misioni i KFOR-it nuk e përfshin si detyrë ruajtjen e kufijve të jashtëm të Kosovës, thotë ai, alternativa e vetme që do të siguronte integritetin territorial të Kosovës është anëtarësimi i kësaj në NATO.
Top Channel