Rastet e reja dalin pas testimit të 4.210 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 37.10.
Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1.186 pacientë.
Radio Evropa e Lirë shkruan se aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 10.288.
Me 2 gusht përqindja pozitivitetit me COVID-19 në rajon ishte: 49 për qind në Shqipëri, 45 për qind në Maqedoninë e Veriut, 39 për qind në Malin e Zi, 37 për qind në Serbi, 36 për qind në Kosovë dhe 32 për qind në Bosnje dhe Hercegovinë.
Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës, ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus.