Botërori 2030/ “Ëndrra e një kontinenti”, zyrtarizohet kandidatura e katër shteteve latine

03/08/2022 14:38

Argjentina, Kili, Uruguai dhe Paraguai kanë zyrtarizuar kandidaturën e përbashkët për organizimin e Kupës së Botës 2030, që shënon edhe 100-vjetorin e edicionit të parë që u mbajt në Montevideo (Uruguai), kompeticion që u fitua nga kombëtarja vendase.

Ne jemi në këtë vend historik ku filloi gjithçka”, shtoi ai gjatë konferencës për shtypin të mbajtur në stadiumin “Centenario” në Montevideo, ku Uruguai mposhti Argjentinën 4-2 në finalen e parë në histori.

Dominguez vijoi edhe më tej: “Do të ketë edicione të tjera të Kupës së Botës, por njëqindvjetori do të festohet vetëm një herë!” Në projektin e katër shteteve janë përcaktuar 14 stadiume që do të presin 48 kombëtaret që do të marrin pjesë.

Sipas SuperSport nëse projekti realizohet dhe përzgjidhet nga FIFA, do të ishte edicioni i gjashtë i mbajtur në Amerikën e Jugut pas Urugui 1930, Brazil 1950, Kili 1962, Argjentinë 1978 dhe Brazil 2014.

Katër shtetet latine do të sfidojnë kandidaturën e përbashkët Spanjë&Portugali, teksa Britania dhe Irlanda janë tërhequr nga gara dhe kanë përqendruar forcat e tyre në Euro 2028. Ansa raporton se për organizimin e Botërorin 2030 janë të interesuara edhe Maroku, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA