Manovrat me mjete lundruese pak metra larg bregut janë kthyer në rrezik serioz për pushuesit në bregdetin shqiptar duke marrë jo pak herë dhe jetë të pafajshmish.

Incidenti i parë për këtë vit u shënua me 16 korrik, në një nga plazhet e Shqipërisë.

Ky është momenti kur mjeti lundrues godet çiftin e pushuesve shqiptar duke i lënduar, ndërsa drejtuesi  i mjetit Gjergji Priftuli 37 vjeç u shoqërua në polici.

Por, akrobacitë vdekjeprurëse  në det nuk u kthyen në mësim as për drejtuesit e mjeteve dhe as për autoritetet  shtetërorë që ngjarje te tilla të mos përsëriten.

Një ditë më vonë, në plazhin e Jonufrës në Vlorë një  vogëlush 7-vjeçar që po notonte në breg të detit u përplas nga një gomone. I mituri fatmirësisht i mbijetoi plagëve. Autori Andis Korreshin, 40-vjeçar u  dha masa arrest shtëpie.

U desh shtimi i rasteve nga skiferët e ujit, që policia të vihej në lëvizje për të shtuar kontrollet në brigjet e jugut. Bilanci në fund të muajit korrik ishin ndëshkime me gjobë për 25 drejtues të mjeteve lundruese nga të cilat vetëm 3 u bllokuan.

Por, rezultati u fundos shpejt në fund të detit ku vetëm dy ditë më pas në 2 gusht, 7 vjeçarja Jonada Avdia u masakrua nga një mjet lundrues, i cili drejtohej nga efektivi i policisë Arjan Tase.

Incidentet nga mjetet e ujit janë një skenë që përsëriten çdo vit në brigjet shqiptar. Në Velipojë, Durrës dhe Himarë kanë qenë të shumta rastet ku mjetet lundruese depërtonin jashtë rregullave deri në breg ku notonin pushuesit duke i plagosur ata apo duke i marrë dhe jetën.

Rasti me fatal është ai i vitit 2016 ku një pushues rus humbi jetën teksa notonte, pasi u përplas nga një skaf, ndërsa katër vite më vonë  një 17-vjeçare humbi jetën si pasojë e një motori uji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA