“Varrosni armiqtë”, Kina mesazh të ashpër para vizitës së Pelosit në Tajvan

02/08/2022 13:33

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi do të vizitojë Tajvanin të martën, thanë tre zyrtarë të informuar për këtë çështje, pasi Kina paralajmëroi se ushtria e saj nuk do të “rrinte duarkryq” nëse ajo vizitonte ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron territor të tijin.

Madje në një video të postuar në një gusht, si mesazh para udhëtimit të Pelosit, ata thonë:

“Varrosni të gjithë armiqtë që guxojnë të pushtojnë, duke ecur përpara drejt fitoreve të njëpasnjëshme”.

Pelosi, e cila filloi një turne në Azi më herët të hënën në Singapor, do të kalonte natën e së martës në Tajvan, thanë personat në dijeni të vizitës së saj.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të hënën se një vizitë e mundshme në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi do të ishte tërësisht vendimi i saj, por i bëri thirrje Kinës që të mos përshkallëzojë tensionet në rast të një vizite.

Ndërsa SHBA ruan atë që e quan një “marrëdhënie të fortë, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin.

Vizita e Pelosit ka krijuar një dhimbje koke diplomatike për Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Joe Biden ka thënë se ushtria amerikane beson se një vizitë e Pelosit në Tajvan “nuk është një ide e mirë për momentin”.

Por të hënën, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se zonja Pelosi “ka të drejtë të vizitojë Tajvanin” dhe “merr vendimet e saj”, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë respekton pavarësinë e Kongresit të SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA