Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti lidhur me tenstionet në veri.
Ndërsa ndan detaje të bisedës përmes një postimi në twitter, Stoltenberg apelon të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, shkruan Stoltenberg.
Spoke to @albinkurti about the recent tensions in #Kosovo & the continued importance of our @NATO_KFOR mission. All sides must maintain calm, avoid unilateral actions & support EU-mediated dialogue. I remain in close contact w/both Pristina & Belgrade.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 2, 2022
Top Channel