Numri i njerëzve të vrarë nga përmbytjet masive në qytetin lindor të Ugandës, Mbale, është rritur në 22, duke përfshirë edhe një grup njerëzish që mbetën të bllokuar në një minubus.
Dy lumenj dolën nga shtrati në fundjavë pasi qyteti u godit nga reshjet e dendura të shiut, duke çuar në rrëshqitje të dheut që shkaktuan dëme të mëdha dhe lanë qindra banorë të pastrehë.
“Uji kishte përfshirë gjithcka, kompjuterët tashmë ishin në ujë. Ne u përpoqëm të mbronim sa më shpejt nxënësit pasi uji po vinte me shumë forcë, por nuk mund të bënim më shumë“, tha Milton Chebet.
“Duhej të vraponim për të shpëtuar, duke u përpjekur të hapnim derën uji hyri brenda, por falë zotit ja dolëm të dilnim në kohë“, shprehet Srah Nambo.
Kryeministrja Robinah Nabbanja, e cila vizitoi vendin e përmbytjes, tha se fatkeqësia mund të ishte shmangur nëse njerëzit nuk do të kishin ndërtuar në brigjet e lumit.
Rrethi Mbale ka një popullsi prej mbi 500,000 banorësh , sipas regjistrimit të vitit 2020, dhe është një nga zonat me popullsi të dendur të Ugandës.
Top Channel