1.500 dokumente për hyrje-dalje për qytetarët me shtetësi të Serbisë janë lëshuar në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, deri në mesditën e 1 gushtit, përveç asaj të Bërnjakut dhe Jarinjës, të cilat vazhdojnë të mbeten të mbyllura.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, qytetarët me letërnjoftime të Serbisë që hyjnë në Kosovë do të pajisjen me një dokument të tillë. Po ashtu do të pajisjen edhe në dalje.

Sipas të dhënave të MPB-së, shumica e dokumenteve janë lëshuar në pikëkalimin kufitar në Dheun e Bardhë dhe në Merdare.

Qeveria e Kosovës, ka thënë se vendimi për reciprocitet do të qëndrojë në fuqi deri në largimin e plotë të barrikadave në drejtim të Jarinjes dhe Bërnjakut.

Barrikadat nga fshati Rudarë janë hequr, por ende ka barrikada në rrugën që çon për në Jarinjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA