Vrau 9 vjeçaren me thikë në mes të ditës, del para gjykatës autori i ngjarjes në Lincoln

01/08/2022 14:31

Të enjten e kaluar 9-vjeçarja Lilia Valutyte u vra në mes të ditës me thikë nga një i ri në Angli.

Pas shumë kërkimesh 22-vjeçari u arrestua të shtunën, ndërsa sot ka dalë përpara gjykatës.

Deividas Skebas u mbajt në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës Lincoln, ndërsa sot është bërë seanca e parë në të cilën janë konfirmuar vetëm elementët bazë në lidhje e autorin (emri, mbiemri, datëlindja, etj.).

Sipas Sky News riu është  një shtetas lituanez dhe identifikimi i tij u bë i mundur falë kamerave të sigurisë.

Mediat e huaja kanë deklaruar se Lilia se po luante me motrën e saj më të vogël në rrugë, pak metra larg një zyre ku punonte nëna e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA