Mëngjesi i sotëm në veri të Kosovës ka gdhirë me  pankarta të vendosura nëpër vende të ndryshme ku shkruan “Mirë së vini në bashkësinë e komunave serbe”.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ato ndodhen nëpër hyrje/daljet e katër komunave veriore ndërsa janë vendosur edhe në sheshet kryesore të këtyre qyteteve.

Serbët dje kanë bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie ndaj masave të reciprocitetit të autoriteteve kosovare për letërnjoftimet dhe targat e lëshuara nga Serbia.

Pas kërkesës së Ambasadës amerikanë në Kosovë. kryeministri Albin Kurti, megjithëse është zotuar për shfuqizim të vendimit për reciprocitet, ai ka thënë se i njëjti do të shfuqizohet kur të largohen barrikadat në veri./KosovaPress

Top Channel