NATO ka reaguar lidhur me gjendjen e sigurisë ne veri të Kosovës, duke theksuar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Në mesazh theksohet se KFOR-i është i gatshëm të marrë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt.

 “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të marrë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, shkruhet në Twitter.

Gjatë ditës së djeshme,  31 korrik u vendosën barrikada në veri të Kosovës nga serbët lokalë. Barrikadat ishin kundërpërgjigje ndaj dy vendimeve të qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe që ishin parashikuar të nisnin zbatimin sot.

Sipas vendimit, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument për hyrje-dalje në territorin e Kosovës, I vlefshëm për 90 ditë.

Ndërkaq, vendimi i dytë për targat thotë se të gjithë personat që kanë makina me targa me akronim të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, duhet t’i riregjistrojnë makinat e tyre.

Pas tensioneve në veri të Kosovës që pasi takimin mes udhëheqësve të Kosovës me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, qeveria e vendosi të shtyjë zbatimin e vendimit për 30 ditë, kur të hiqen barrikadat.

Rrugët që të çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të vetmet që qëndronin të bllokuara, tashmë janë të lira, ndërsa në rrugë ka mbetur vetëm një eskavator i cili nuk mund të lëvizë për shkak të problemeve teknike.

Top Channel