Tensionet në veri të Kosovës/ Borrell: Barrikadat të hiqen menjëherë, çështjet të adresohen përmes dialogut
01/08/2022 08:06
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e ka përshëndetur dhe mirëpritur vendimin e qeverisë së Kosovës për të shtyrë vendimin për reciprocitet me Serbinë deri më datën 1 shtator.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres heqjen e të gjitha barrikadave rrugore menjëherë. Çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thelbësore për rrugët e tyre të integrimit në BE”, tha Borrelli.
Top Channel