Tensionet në veri, Presidenca: BE të sanksionojë veprimet e Vuçiçit
01/08/2022 17:30
Shefi i kabinetit të Presidencës Blerim Vela ka deklaruar sot Bashkimi Evropian duhet të sanksionojë veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, pas zhvillimeve të fundit nga serbët lokalë në veri.
“Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për të destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian. Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar ai./ Kosovapress
Top Channel