Ka filluar tërheqja e kamionëve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.
Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.
Mirëpo një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.
Pas apelit të ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën shtyu për një muaj vendimin për reciprocitetin për letërnjoftimet, porse shtoi se kjo do të ndodh pas tërheqjes së barrikadave.
Largohet edhe barrikada në Zupqë të Zubin Potokut, rrugës që të çon në pikën kufittare në Bernjak
Top Channel