Neymar, show edhe pas ndeshjes, u shpërndan medaljet shokëve të skuadrës

01/08/2022 17:39

Pavarësisht zërave për t’u larguar, Neymar duket i bindur të qëndrojë te PSG-ja dhe e ka nisur sezonin e ri me entuziazëm, duke shënuar dy herë në Superkupën e Francës ndaj Nantes.

Ylli brazilian duket mjaft i lumtur në kryeqytet dhe me shokët e rinj, teksa në ceremoninë e ngritjes së trofeut u bë protagonist edhe me shpërndarjen e medaljeve, pasi ua dha vetë të gjithë futbollistëve që kishte pas vetes.

Icardi, Messi, Keilor Navas, etj., ishin disa prej yjeve të PSG-së, që ndiqnin Neymar në radhën drejt podiumit dhe braziliani nxitoi t’u vërë në qafë medaljen e fituesit të Superkupës së Francës.

Sa i përket ndeshjes, PSG-ja triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Nantes, me golat e shënuar nga Neymar dy herë, Messi dhe Sergio Ramos, ndërsa skuadra duket se funksionon në mënyrë perfekte nën urdhrat e Galtier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA