Modelja me pushime ‘trembet’ nga barka e mbushur me burra që e ndjek gjatë lundrimit me jaht në Miami (fotot)

01/08/2022 16:14

Modelja erotike Mia Khalifa ka qenë së fundmi në një turne pushimesh nëpër botë, por në etapën e fundit në Miami duket se gjërat morën një kthesë të mbrapshtë teksa ishte në det të hapur.

Ish pornostarja e kthyer në modele erotike e madje dhe komentatore e aktualitetit, tregon për eksperiencën interesante gjatë një udhëtimi me barkë në Miami.

29-vjeçarja e lindur në Liban, shpenzon shumicën e vitit në barka e jahte luksi në vende të ndryshme.

Por në postimin e djeshëm në rrjetet sociale ajo tregonte sesi barka e saj në Miami po ndiqej nga një tjetër barkë e mbushur me djem që bënin gjeste dhe lëshonin thirrje të dyshimta.

Në postimin e saj në Instagram, ajo shfaqte videon me barkën prapa saj ku rreth 10 djem qëndronin në majë të kuvertës duke shikuar drejt Khalifas.

Ajo tha se ndjehej pak e frikësuar por për fat të mirë nuk ndodhi asnjë e pakëndshme dhe më pas postonte vetëm fotot e vetes në bikini teksa barka e burrave të dyshimtë nuk dukej më gjëkundi.

Khalifa nuk ka treguar se cila do të jetë destinacioni i saj i radhës por deri tani ka qenë në Turqi, Caicos, Barcelona e Paris.

FOTO GALERI
1/5
Por në postimin e djeshëm në rrjetet sociale ajo tregonte sesi barka e saj në Miami po ndiqej nga një tjetër barkë e mbushur me djem që bënin gjeste

Top Channel