Largohen kamionët e vendosur si barrikada në Jarinjë, situata drejt normalizimit

01/08/2022 14:22

Kamionët e vendosur si barrikada në pikën kufitare të Jarinjës, kanë nisur të largohen dhe situata po shkon drejt normalizimit.

Qeveria e Kosovës dje pas një takimi me ambasadorin amerikan, ku e pranishme ishte edhe presidentja Osmani, mori vendim që të shtyhet për një muaj vendimi për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Gjatë së dielës u shënuan disa incidente. Policia konfirmoi se në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u keqtrajtuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk ka asnjë të lënduar.

] Jarinja dhe Bërnjaku janë të mbyllura për qarkullim, ndërsa pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Medare janë të hapura, por të ngarkuara.

 

Top Channel