Gjiganti muskuloz ‘u dërrmua’ nga një tjetër ‘bodybuilder’ në ndeshjen në Dubai
Sportisti muskuloz i njohur si ‘ Hulku Iranian’ nuk performoi aq mirë sa pritej në debutimin e tij në boks, teksa sensacioni i rrjeteve sociale u mund lehtësisht në ring nga boksieri tjetër muskuloz “Titani Kazak” në një ndeshje debutimi mbrëmë në Dubai.
Hulku, emri i vërtetë i të cilit është Sajad Gharibi, mbahej si i pamposhtur në sportet e luftimit dhe pritej të ndeshej me britanikun Martyn Ford, por marrëveshja nuk u arrit dhe u ndesh dje me luftëtarin me masë të ngjashme Djumanov Almat Bakhytovich.
Por në pamjet video të shpërndara Hulk duket se është penduar që e ka marrë këtë vendim.
Mungesa e tij e eksperiencës në ring ishte aq e qartë sa që nuk arriti të përballonte goditjet e panumërta të kazakut.
Somebody please pay Iranian Hulk to never step foot inside a boxing ring again pic.twitter.com/Ip3IH4wiyc
— Bowls,Beers,Brawls (@Bowl_Beer_Brawl) July 31, 2022
Masa e madhe e Hulk dukej se ishte një tjetër pengesë për të, teksa ndeshja duket se përfundoi që në raundin e parë me nje mori goditjesh te arketuara nga iraniani.
Më pas Hulku Iranian kërkoi ndjesë për performancën në ring.
“Nuk kam gjë për të thënë dhe i kërkoj ndjesë shikuesve iranianë”, ndërsa justifikohej se kishte pasur vetëm dy javë për të bërë stërvitje për luftimin.
“Falemnderit për fjalët e mira e të këqija,” shkruante ai sipas të përditshmes The Mirror.
Top Channel