Për rreth një ditë rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak mbetën të bllokuara.

Në Zupqë dhe Rudar serbët lokal barrikaduan rrugën me kamionë, eskavatorë e autobus në kundërshtim të reciprocitetit për dokumente identifikuese dhe zëvendësimin e targave ilegale me ato RKS.

Në fillim të barrikadave në rrugën për Bërnjak qytetarët serbë ishin mbledhur e kërkonin nga mediat të largoheshin.

Të gjithë situatën e kanë monitoruar pjesëtar të KFOR-it që edhe kohë pas kohe kërkonin nga serbët të largonin barrikadat.
Pasditen e së hënës qytetarët serbë u bindën të heqin barrikadat. Në Bërnjak kamionët në barrikadën e parë u larguan rreth orës 14:00, ndërkohë që kishte mbetur edhe një barrikadë e dytë mbi urën e Liqenit të Ujmanit. Eskavatori kishte probleme teknike që vonuan heqjen e tij nga rruga edhe për disa orë.

Largimi i barrikadave nga rrugët për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak i hapë rrugë pezullimit të vendimit për reciprocitetin, për të cilin kryeministri Albin Kurti rikonfirmoi se do vazhdojë më 1 shtator.

Pas largimit te barrikadave dhe pezullimit për një muaj të vendimit, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell i ftoi Kurtin e presidentin serb Aleksadar Vucic për një takim, në mënyrë që të eleminohet cdo mundësi e përshkallëzimit të situatës në veri.

Nga 1 shtatori, Qeveria e Kosovës planifikon që të zbatojë vendimin që i obligon serbët të heqin dorë përkohësisht nga dokumentet identifikuese të lëshuara nga Serbia me të hyrë në territorin e Kosovës dhe vendimin që i detyron serbët të ndërrojnë targat nga ato ilegalet në të Republikës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA