Muaji gusht shënon pikun e sezonit turistik ndaj mijëra pushues mbërrijnë çdo ditë në Durrës për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Në korrik, 85 mijë persona hynë në vend përmes portit detar të Durrësit, ndërsa një tjetër fluks në hyrje pritet gjatë dy javëve të para të gushtit. Edhe pse e hënë,  4.700 udhëtarë dhe 2.800 automjete mbërritën me tragetet e linjës së Barit dhe Ankonës.

Për të përballuar këtë fluks po punohet me kapacitet të plotë nga autoritetet kufitare dhe doganore, po ngarkesa krijon dhe ndonjë pakënaqësi.

Jeta është e shtrenjtë dhe marrim masa, dhe në këtë moshë dëshira për jetën është më e madhe”, thotë një grua.

”Shumë ndryshime. Pushimet në Durrës për momentin. Pas 2 vjetësh që vij më duket mirë, po çmimet të larta”, shprehet një tjetër.

 ”Këtu vijmë gjithmonë. Këtu i kalojmë pushimet, por këtë filmimin duhet ta bëni nga ana tjetër, sepse shumë radhë. Sportelet ishin, po nuk e përballonin. E lodhshme është rruga që bëjmë, po e gjejmë dhe pak të lodhshme këtu. Duhet të zgjerohen sportelet në periudhën e pushimeve”, shprehet turisti.

Malli dhe dëshira për të kontribuar në këtë sezon turistik sjellin jo vetëm shumë emigrantë në atdhe, por edhe shumë turistë të huaj që ndalesën e parë e bëjnë në qytetin antik.

”Durrësi është i mrekullueshëm. E gjithë Shqipëria është një vend shumë i mirë.  Gjithçka. Njerëz shumë të mirë, klimë shumë e mirë, hotele shumë të mira. I rekomandoj të gjithë të vijnë këtu për pushime. Jam nga Madridi dhe më pëlqen shumë këtu”, thotë turistja me kapele.

Gennaro, një punonjës italian në tragetin e linjës së Ankonës teksa tregon se çdo vit e më shumë rritet numri i udhëtarëve në tragetet drejt Shqipërisë, ka dhe një mesazh për bashkëkombasit e tij.

”Të them të vërtetën Shqipëria na pëlqen shumë. Fluksi deri në mes të gushtit është në rritje. Çdo vit rritet numri i njerëzve që vijnë dhe u propozoj të gjithëve të vijnë pasi është një vend shumë i bukur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA