Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohet për trafik ndërkombëtar shtetasi grek Ka filluar në Athine takimi mes ministres së Jashtme shqiptare Elisa Spiropali dhe homologut të saj grek Jorgos Gjerapetritis.
Gjerapetritis e priti homologen shqiptare në hyrje të ministrisë dhe në vazhdim bisedimet nisën fillimisht me një bisedë kokë më kokë në zyrën e titullarit grek dhe në vazhdim do të jetë takimi mes dy përfaqësive ku pritet të bisedohen gjithë çështjet dypalëshe.
Top Channel mëson se pala shqiptare është e fokusuar në temat e integrimit europian të Shqipërisë dhe problemet që preokupojnë komunitetin shqiptar që jeton në Greqi siç është çështja e pensioneve dhe lehtësimi i procedurave së pajisjes së tyre me dokumentacionet greke.
Jashtë bisedimeve nuk do të mbeten as çështja e ligjit të luftës dhe çështja e detit, por për momentin palët nuk kanë preferuar të japin detaje lidhur me atë se çfarë konkretisht do të flasin brenda takimit.
Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe mëson se pala greke ka në axhendën e saj si temë primare çështjet dhe të drejtat e kartave të minoriteti etnik grek që jeton në Shqipëri dhe pa dyshim rifillimi i bisedimeve për dërgimin e çështjes së detit në gjykatën e Hagës.
Top Channel