
Një futbollist në Argjentinë është arrestuar dje pasi gjatë nervozizmit të lojës goditi me grusht arbitren femër të ndeshjes kur ajo i nxorri kartonin e kuq sepse “e kishte ofenduar”.
Sulmi skandaloz i Cristian Tirone u regjistrua në video teksa shihet sesi ai vrapon drejt Dalma Cortadi dhe e rrëzon pas goditjes me të djathtës, teksa ajo po shkruante emrin e tij në karton gjatë ndeshjes së djeshme.
Në pamje shihet që ai nuk goditi plotësisht arbitren megjithse nuk ka dyshime për qëllimin e tij për të shkaktuar lëndim trupor.
Dalma ha pas sulmit se ndjehej pas “e hutuar” teksa më herët i kishte nxjerrë kartonin e kuq futbollistit në ndeshjen e kategorisë së tretë.
Gjyqtarja u ngrit përsëri në këmbë teksa nga prej gjyqtareve anësore shtyu Tirone për ta larguar para se policia të ndërhyjë për qetësimin e situatës.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë në Tres Arroyos në provincën e Buenos Aires.
Kamerat kishin kapur momentin kur Rafael Soriano lëshohet drejt Marcielly Netto teksa ajo ndërhyri në sherrin mes tij dhe gjyqtarit Arthur Gomes Rabelo.
Ky incident ndodhi në ndeshjen e kupës rajonale mes Desportivo Ferroviaria, dhe skuadrës vendase Nova Venecia në shtetin juglindor Espirito Santo.
Top Channel