Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez shprehu mbështetjn e qeverisë së tij, në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
“Dua të nënvizoj se duhet të japim një shembull të qartë për rëndësinë që ka BE. Objektivat na bashkojnë e përkrah dëshirën e këtyre vendeve për integrimin. Rruga e Shqipërisë drejt BE uroj të jetë e suksesshme. Nuk mund të kuptohet BE pa Ballkanin. Bashkimi nuk është një klub vendesh, por një komunitet vlerash e parimesh.
Ne punojmë për të gjitha vendet tona, ndaj kemi nevojë të zbatojmë rregulla të përbashkëta. Agresioni në Ukrainë ka prekur sigurinë ndërkombëtare, ka shkaktuar pasiguri edhe mbi energjinë, ndaj është e rëndësishme që vendet e BE të jemi të bashkuar në mbrojtje të integritetit territorial.
Përgëzoj popullin shqiptar për sanksionet ndaj qeverisë ruse, që të detyrojnë udhëheqësit e saj të braktisin rrugën e luftës. Deri më sot Shqipëria ka patur e do të ketë mbështetje në rrugën e saj drejt BE-së. Shqipëria është një nga vendet kryesore në këtë rrugë.”- u shpreh Sanchez.
Top Channel