Sot u zhvillua Çmimi i Madh i Hungarisë, aty ku dominoi kampioni i botës në fuqi. Piloti i skuderisë Red Bull regjistroi fitoren e tetë në 13 gara të zhvilluara, duke u afruar me titullin e dytë botëror.
Podi u kompletua nga dy pilotët e Mercedesit. Lewis Hamilton u rendit në vend të dytë, ndërkohë që britaniku George Russell, i cili siguroi “pole position” një ditë më parë, nuk shkoi më shumë se vendi i tretë.
SuperSport shkruan se Verstappen rrezikoi shumë në xhiron e 42-të. Holandezi u shfaq në vështirësi dhe humbi disa marshe, por ia doli të rigjente ritmin e duhur.
Xhirot e para u dominuan nga Russell, më pas e mori kryesimin Charles Leclerc, por skuderia Ferrari aplikoi sërish një strategji të gabuar me gomat.
Top Channel