13/11 17:36
Reali i Madridit triumfon me rezultatin 2-0 ndaj Juventusit në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sfida u zhbllokua në minutën e 19’ nga sulmuesi kryesor i Los Blancos, Karim Benzema, i cili ekzekutoi saktë një penallti, duke mposhtur gardianin italian Mattia Perin.
Në pjesën e dytë trajnerët përkatës bënë shumë ndryshime, megjithatë Reali ia doli të shënojë edhe golin e dytë me anë të Marcos Asensio, pas një aksioni mjaft të bukur.
Kur jemi dy javë larg startit të sezonit si në Spanjë, ashtu edhe në Itali, Reali konfirmohet në formë mjaft të mirë, ndërsa Allegri ka ende punë për të bërë, për kolaudimin e skuadrës./ Super Sport
Top Channel