Tensionet në veri të Kosovës, reagon Presidenca: Vuçiç përgjegjës për çdo përshkallëzim të situatës në terren

31/07/2022 22:09

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës ku është shprehur se me direktiva të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri.

Vela ka thënë se Vuçiçi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim eventual të situatës në terren.

“Me direktiva të Vuçiçit, strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kanë ngritur barrikada në disa rrugë në veri. Është tentim flagrant për ta minuar sundimin e ligjit në Kosovë. Vuçiçi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim të situatës në terren. Ai do të dështojë”, ka shkruar Blerim Vela në Tëitter.

Ai ka shtuar se në veri të Kosovës po shihet përsëritjen e veprimeve të Putinit, ku janë shpërndarë dezinformata për të hapur frikë, duke shpërndarë pretendime të rrejshme se serbët në Kosovë po persekutohen dhe duke e rritur retorikën militariste.

 

Top Channel