Ka përfunduar takimi urgjent mes presidentes Vjosa osmani-Sadriu, ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, kryeministrit Albin Kurti dhe zëvëndëskryeministrave Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, i mbajtur në presidencë.

Pas takimit, i vetmi që u deklarua për media ishte ambasadori amerikan i cili lexoi qëndrimin dhe propozimin e tij përkitazi me situatën e krijuar në veri të vendit.

Hovenier tha se drejtuesve të shtetit të Kosovës u ka kërkuar që ta shtyjnë për 30 ditë vendimin për zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime.

“Një nga arsyet që jam këtu dhe që u takova me presidenten Osmani dhe kryeministirn Kurti për t’u thënë që duhet ta shtyjnë për 30 ditë zbatimin e vendimit të reciprocitetit, sepse ka mospajtime dhe dezinformata sa i përket këtij vendimi, tha Hovenier.

“Ne do të presim përgjigje prej qeverisë, lidhur me këtë kërkesë”, ka thënë ai.

Ambasadori Hovenier po ashtu denoncoi veprimet e bëra nga strukturat paralele serbe që kanë bllokuar disa rrugë në veri të republikës.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, theksoi se nuk ka kërkuar që këto vendime të rishikohen, por vetëm që të shtyhet e që të ketë më shumë qartësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA