Të shtunën mbrojti portën e skuadrës së tij, gjendet pa jetë futbollisti 19-vjeçar

31/07/2022 21:45

Një ngjarje tronditës është shënuar paraditen e së dielës në Bosnjë Hercegovinë. Një futbollist i ri është ndarë nga jeta në moshën 20-vjeçare. Fjala është për Mat Matiqin, portierin e FK Mladost Domaljevac, skuadër e Ligës së 4-t të Bosnjë-Hercegovinës. Lajmi i hidhur është dhënë në faqen e këtij klubi në Facebook:

“Dita e sotme do të mbahet mend për humbjen e një shpirti të ri, një anëtari të klubit tonë, një anëtari të ekipit tonë dhe një personi që ka zbukuruar fushën dhe portën tonë me këpucët e tij të futbollit që kur ishte fëmijë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. Një jetë kaq e re nuk duhet të përfundojë kështu. Faleminderit Mato për çdo seancë stërvitore, për çdo ndeshje që keni luajtur dhe çdo minutë që keni kaluar me ne,” thuhet në njoftim.

“Do ta kemi të vështirë ta përballojmë faktin që ju jeni larguar, por do të mbeteni me shumë kujtime, shumë të qeshura dhe kohë të mira. Pusho në paqe, engjëll!”

Mësohet se 19-vjeçari një ditë më parë kishte mbrojtur portën e skuadrës së tij, teksa është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti pranë një klubi nate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA