
Giacomo Raspadori një hap larg Napolit. Sulmuesi 22-vjeçar italian shihet si njeriu i duhur për të rinovuar ekipin dhe për të zëvendësuar Dries Mertens, teksa java e ardhshme duket e duhura për të kompletuar transferimin.
Marrëveshja mes klubit dhe sulmuesit është arritur për një kontratë 5-vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon, thuajse katërfishi i asaj që merr aktualisht te Sassuolo, ndërsa tani pritet akordi mes skuadrave.
Te Sassuolo kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit, ndërsa napolitanët shpresojnë që fillimisht të shesin Zielinskin te West Ham dhe më pas të nisin sulmin final për Raspadorin.
Ndërkohë Spalletti duket se i ka gjetur vendin në skemat e tij, pasi synon ta aktivizojë pas shpinës së Osimhen, në rolin e një gjysmë-sulmuesi në skemën 4-2-3-1./ Super Sport
Top Channel