25/11 16:26
Prezantimi i Luis Suarezit të skuadra e Nacionalit në Uruguaj ishte një ngjarje e rëndësishme e transmetuar në televizion, me një parade dhe një prezantim në një stadium të mbushur plot.
Mes shumë surprizave që ish-sulmuesi i Atlético de Madrid dhe Barcelonës ka mundur të përjetojë, ishte edhe shfaqja e Leo Messit në ekranin e madh të stadiumit duke i dërguar një mesazh.
“Tani do të ndjek Nacionalin, edhe pse tifozët e Newell nuk kanë kujtime të mira nga ai ekip… Ju uroj gjithmonë më të mirat”, – tha lojtari argjentinas i PSG-së, i cili u bë mik i ngushtë i sulmuesit kur të dy luanin te Barcelona.
Top Channel