
23/02 22:38
Lionel Messi shënon golin e parë të PSG-së në sezonin e ri futbollistik. “Ylli” argjentinas nuk fali përballë portierit të Nantes në finalen e Superkupës së Francës, që po zhvillohet në “Bloomfield Stadium” të Tel-Avivit, Izrael.
Në minutën e 22-të, “Pleshti” përfitoi nga asistimi perfekt i Neymarit dhe pasi shmangu edhe portierin, e dërgoi topin në rrjetë.
Pa sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, Neymar realizoi një supergol nga goditja e lirë./ SuperSport
Top Channel