Më shumë se 600 atletë nga 37 vende të Evropës u bënë bashkë në Pogradec ku është organizuar për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare e certifikuar nga Federata Botërore e Atletikës.
Për pjesëmarrësit u organizuan dy gara 10-të dhe 21- të kilometra. Gara e 21- kilomterave Lin- Pogradec është dominuar nga atleti i njohur kosovar Tiron Mamushaj i cili ka prekur i pari finishin
Në garën e 10-kilometrave ka dalë fituese kosovarja Greca Bakoshie e cila vetëm pak ditë më parë ka marrë pjesë në një maratonë në SHBA ndërsa përgatitet për Kampionatin Europian.
Atletja e madhe shqiptare Pavlina Evro ka qenë ajo që i ka dhënë startin kësaj maratone dhe pas përfundimit të maratonës nuk i ka fshehur emocionet që ka përjetuar.
Kosovari Shpend Mulaj ka vrapuar në maratonat më të njohura të botës ndaj e ka pasur të pamundur të mungonte në një maratonë shqiptare si ajo e Pogradecit.
Ervin Leka ka ardhur nga kryeqyteti me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të vegjël dhe kanë vendosur t’i bëhen pjesë e Maratonës 21- kilometra.
Leka gjithë distancën e ka përshkruar duke pasur me vete në karrocë edhe 2 vogëlushët. Finishi i tij ka qenë shumë emocionues për të pranishmit e shumtë.
Maratona e Pogradecit pas certifikimit nga Federata Botërore e Atletikës do të organizohet çdo vit në qytetin liqenor.
Top Channel