Sulmet ruse goditën qytetin portual të Mykolaiv në jug të Ukrainës gjatë natës, duke vrarë pronarin e një prej kompanive më të mëdha të prodhimit dhe eksportit të grurit në vend.

Oleksiy Vadatursky, themeluesi dhe pronari i kompanisë bujqësore ‘Nibulon’ dhe gruaja e tij, u vranë në shtëpinë e tyre nga bombardimet.

Mykolaiv është një qytet i rëndësishëm strategjik që kufizohet me rajonin Kherson të pushtuar nga Rusia. ‘Nibulon’ është i specializuar në prodhimin dhe eksportin e grurit, elbit dhe misrit, njëkohësisht ka flotën e kantierin e vet.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy e përshkroi vdekjen e Vadatursky si “një humbje të madhe për të gjithë Ukrainën”, duke thënë në një deklaratë se biznesmeni kishte qenë në procesin e ndërtimit të një tregu modern të drithërave.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Senkevych tha se tre persona u plagosën gjithashtu në sulmet në Mikolaiv, duke shtuar se 12 raketa kishin goditur shtëpitë dhe shkollat.

Reuters shkruan se deri në 50 raketa Grad goditën zonat e banuara në një qytet tjetër jugor, Nikopol të dielën në mëngjes, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Forcat ukrainase goditën selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol të kontrolluar nga Rusia këtë të  dielë, tha për mediat ruse guvernatori i qytetit port të Krimesë, Mikhail Razvozhayev. Pesë anëtarë të stafit u plagosën në sulmin që ndodhi.

Sulmi i Sevastopolit përkoi me Ditën e Marinës së Rusisë, të cilën presidenti Vladimir Putin njoftoi se marina ruse do të merrte raketa lundrimi hipersonike Zircon në muajt e ardhshëm. Këto raketa mund të udhëtojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit.

Ai nuk e përmendi drejtpërdrejt Ukrainën:

Putin dërgoi dhjetëra mijëra trupa mbi kufirin më 24 shkurt, duke shkaktuar një konflikt që ka vrarë mijëra, larguar miliona dhe ka shkaktuar një tendosje të thellë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit.

Konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore ka shkaktuar gjithashtu një krizë energjie dhe ushqimore që po trondit ekonominë globale. Si Ukraina ashtu edhe Rusia janë furnizuesit kryesorë të grurit.

Korrja e drithërave dhe transporti i tyre:

Zelenskiy tha të dielën se vendi mund të korrë vetëm gjysmën e sasisë së tij të zakonshme këtë vit për shkak të pushtimit.

“Të korrat ukrainase këtë vit rrezikohen të jenë dy herë më pak”, duke sugjeruar gjysmën e më shumë se zakonisht. Qëllimi ynë kryesor është të parandalojmë krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga pushtimi rus. Ende drithërat gjejnë një mënyrë për t’u dorëzuar në mënyrë alternative”, shkroi Zelenskiy në Twitter.

Ukraina është përpjekur për t’i çuar produktin e saj blerësve nëpërmjet porteve të saj në Detin e Zi për shkak të luftës.

Por një marrëveshje e nënshkruar nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë më 22 korrik parashikon kalim të sigurt për anijet që transportojnë grurë nga tre portet jugore të Ukrainës.

Zëdhënësi i presidentit turk Tajip Erdogan deklaroi se ekziston një mundësi e madhe që anija e parë eksportuese e grurit të largohet nga portet e Ukrainës ditën e nesërme.

Rreziku lindor:

Në një fjalim televiziv të shtunën, Zelenskiy tha se qindra mijëra njerëz ishin ende të ekspozuar ndaj luftimeve të ashpra në rajonin e Donbasit, i cili përmban provincat Donetsk dhe Luhansk tek të cilat Rusia kërkon ta kontrollojë plotësisht.

“Shumë refuzojnë të largohen, por ende duhet të bëhet. Sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni i Donetsk tani, aq më pak njerëz ushtria ruse do të ketë kohë për të vrarë”, tha Zelenskiy

Rusia ftoi ekspertë të OKB-së dhe Kryqit të Kuq për të hetuar vdekjen e dhjetëra të burgosurve ukrainas të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza për një sulm raketor ose shpërthim, që ka vrarë dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës në qytetin e vijës së parë të Olenivka në Donetsk lindor.

Ministria kishte publikuar një listë me 50 të burgosur ukrainas të luftës të vrarë dhe 73 të plagosur, ku e konsideroi një sulm ushtarak ukrainas me raketa artilerie të prodhuara nga SHBA (HIMARS).

Forcat e armatosura të Ukrainës mohuan përgjegjësinë, duke thënë se artileria ruse kishte sulmuar burgun për të fshehur keqtrajtimin atje.

Rusia mohon që forcat e saj të kenë sulmuar qëllimisht civilë ose të kenë kryer krime lufte gjatë pushtimit.

Ushtria e Ukrainës tha të shtunën se më shumë se 100 ushtarë rusë u vranë dhe shtatë tanke u shkatërruan në jug të premten.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA