Leipzigu ka reaguar menjëherë pas humbjes së finales së Superkupës ndaj Bayern Munchen. Klubi gjerman ka prezantuar ditën e sotme David Raum, anësorin e majtë që debutoi me kombëtaren gjermane shtatorin e kaluar.
Që prej atij momenti është grumbulluar gjithmonë dhe deri tani numëron 9 ndeshje me “Pancerat”. Raum zhvilloi një sezon shumë të mirë me Hoffenheim, që ka përfituar 26 milionë euro nga shitja e tij.
SuperSport shkruan se për 24-vjeçarin interesoheshin edhe Bayerni e Dortmundi, por drejtuesit e Leipzigut vepruan më shpejt dhe u shfaqën më bindës në përpjekjet e tyre.
Lojtari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin që sezonin e ardhshëm do të garojë sërish në grupet e Champions League.
Një përforcim fantastik për trajnerin Tedesco, pasi Raum luan mirë me të dy këmbët dhe në raste të caktuara mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i djathtë.
Top Channel