Gratë në luftë/ Jeta në vijën e frontit të Ukrainës lindore

31/07/2022 16:57

Në frontin e luftës në Ukrainë, gratë e ushtrisë po luajnë role thelbësore në fushën e betejës kundër Rusisë. 

Karina dhe Kateryna thonë se jeta e tyre ka ndryshuar shumë, në luftën që ata nuk e prisnin dhe që po zgjat tashmë më shumë se pesë muaj, të cilat janë ndjerë si vite për ta.

“Unë përpiqem të ndihmoj në maksimum në këtë luftë, edhe psikologjikisht gjithashtu. Bëj çdo punë që duhet, pavarësisht se jam një grua. Kur dalim në fushëbeteje, më duhet të drejtoj tankun përshembull”, tha Karina.

“Morali i ushtarakëve tanë është në një nivel të lartë tani, por të gjithë duan të vizitojnë shtëpitë e tyre, të shohin të afërmit e tyre dhe të dashurit, është e vështirë për mua të dëgjoj gjithçka. Por na duhet të durojmë“, tha Katerina.

Vajzat tregojnë se frika e tyre më e madhe është të mbeten pas në fushën e betejës, të vdekura ose të plagosura.

Një ra prej tyre kujton 28 majin, kur 11 ushtarë u vranë dhe rreth 20 u zhdukën.

Në kaosin e luftës, disa trupa zhduken dhe askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA