13/11 17:36
Emanuele Ndoji ka lënë tërësisht pas krahëve dëmtimin dhe po rikuperon terrenin e humbur te Brescia ku u rikthye këtë verë pas një huazimi po në Serinë B.
Mesfushori kuqezi është aktivizuar si titullar në miqësoret e verës nga trajneri katalan Pep Clotet dhe po justifikom më së miri besimin.
Së fundi, në miqësoren ndaj Mantovës Ndoj gjeti golin e dytë në fitoren 4-1 të Brescias, teksa shënoi me një goditje të bukur nga distanca, duke marrë edhe duartrokitjet e shokëve të skuadrës./ Super Sport
Top Channel