Rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës janë aktivizuar sirenat për grumbullim të qytetarëve në rast rreziku.

Aktualisht në veri të Mitrovicës nuk ka grumbullime, ndërsa qytetarët në jug po afrohen te lumi i Ibrit për të kuptuar se çfarë po ndodh, por ata po pengohen nga policia.

Ndërkohë rrugët në Mitrovicë kanë nisur të zbrazen nga qytetarët.

Nga ana tjetër mediat serbe raportojnë për grumbullim të qytetarëve në Rudare të Zveçanit, duke mos dhënë më shumë detaje.

Top Channel