Pavarësisht arritjeve modeste në Ukrainën Lindore, qershori nuk ishte një muaj i mirë për Rusinë. Brenda një jave të vetme, udhëheqësit e Bashkimit Evropian i ofruan Kievit kandidaturën për anëtarësim, NATO arriti një marrëveshje për ta futur Suedinë dhe Finlandën në aleancë, ndërsa Sekretari britanik i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Uollas, bëri thirrje për një rritje me 20 për qind të buxhetit të mbrojtjes.

Sigurisht, këto zhvillime historike do t’i shqetësojnë zyrtarët e Kremlinit. Por e ardhmja e mbështetjes perëndimore për luftën e Ukrainës mbetet e pasigurt. Ndërsa interesi publik për luftën vazhdon të zbehet, plotësimi i kërkesave grabitqare të Rusisë, mund të bëhet njëopsion më i dëshirueshëm .

Të tilla lëshime, do të bënin më shumë sesa ta shpërfytyronin Ukrainën, dhe të impononin realitete të reja shkatërruese mbi institucionet perëndimore të sigurisë. Ato do t’i deklaronin botës se imperializmi është i negociueshëm. Debati mbi politikën ndaj Ukrainës, i ka ndarë ekspertët në dy kampe.

Njëra palë, beson se kjo luftë do të përfundojë vetëm kur Rusia të poshtërohet dhe të lodhet ushtarakisht për shkak të një morie dërgesash të mëdha armësh perëndimore në Ukrainë. Deri më tani, administrata Bajden ka ndjekur një strategji në këtë drejtim.

Kampi tjetër, e sheh atë opsion si të tepruar dhe shumë të kushtueshëm, ndaj kërkon njëzgjidhje diplomatike për luftën. Zgjidhjet e propozuara, përfshijnë zakonisht lejimin e Rusisë për të zgjeruar kufijtë e saj në Ukrainë, dhe këmbënguljen që Kievi të ndryshojë kushtetutën e tij, duke u betuar se nuk do të anëtarësohet asnjëherë në NATO.

Këto kushte u bëjnë jehonë kërkesave të Moskës. Në këmbim, Rusia mund të ndalë rrafshimin e qyteteve të Ukrainës. Ndërsa ky pazar është qartësisht një shembull i zhvatjes politike, ai tenton të dalë në skenën nën mbulesën e eufemizmave të ndryshëm.

Midis tyre janë termat “diplomaci”, “negociata” dhe “teori realiste e marrëdhënieve ndërkombëtare”. Diplomati veteran Henri Kisinger , studiuesit Xhon Mershajmer dhe Berri Pozen, si dhe bordi i redaktorëve të Neë York Times, kanë argumentuar që të gjithë për njëzgjidhje në përputhje me eufemizma të tillë.

Nuk ka asnjë dyshim, që ndërsa lufta po i zbres xhepat, dhe po e zbeh vëmendjen e qeverive perëndimore, edhe disa “skifterë pro-rusë” kanë depërtuar dalëngadalë në kampin e atyre qëduan paqe me Putinin. Presidenti francez Emanuel Makron, që vetëm muaj më parë i kujtoi Putinit me dinakëri, se edhe Franca ishte një fuqi bërthamore, ka thënë që atëherë se Rusia nuk duhet të poshtërohet në Ukrainë.

Këto argumente kanë meritat e tyre, por ata shmangin pyetjen themelore që i shtron botës kjo qasje e butë ndaj Rusisë:Nëse Ukraina nuk ia vlen të shpëtohet nga kthetrat e një fuqie tëmbivlerësuar, dhe që është e prirur për shkatërrime, atëherë kush ia vlen?

Përgjigja ndaj dilemave të tilla, i jep formë llojit të konkurrencës globale midis fuqive tëmëdha, të përshkruar në dokumentet strategjike amerikane të dy administratave të fundit presidenciale. Çështja është thelbësore, jo vetëm për dhënien fund të luftës në Ukrainë, por edhe për të mundësuar konceptin e integruar të parandalimit të administratës Bajden, që synon të konkurrojë me fuqi të tilla si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, ku secila prej tyre kërkon të ndikojë mbi Perëndimin.

Për ta, ky proces përfshin analistët që mendojnë se infrastruktura e sigurisë e udhëhequr nga SHBA-ja dhe e krijuar pas Luftës së Ftohtë është në rënie, dhe ajo nuk mund ta mbajë më nëkëmbë rendin ndërkombëtar aktual. Frika luan një rol në këtë argument. Sjellja e Finlandës dhe Suedisë në NATO mund ta forcojë aleancën.

Por dëshira e këtyre vendeve për t’u bashkuar pas 7 dekadash neutralitet, është një provë se vendet jashtë NATO-s ndihen shumë të cenueshme. Partia politike e ish-kryeministrit,Shinzo Abe, fitoi një super–shumicë në Japoni menjëherë pas vrasjes së tij më 8 korrik.

Abe ishte ndoshta më i famshëm për rolin e tij si arkitekt i aleancës informale QUAD, asaj që disa e konsiderojnë fazën e hershme të një NATO-je në zonën e Indo-Paqësorit. Përveç natyrës së tij paternaliste, qasja pajtuese nuk arrin që të shohë tablonë e madhe.

Ideja e botës së lirë, si një konglomerat kombesh që ndajnë vlerat liberale demokratike, ka frymëzuar për breza të tërë fushatat politike dhe politikat e sigurisë kombëtare. Ky koncept,është i rrënjosur tek supozimi se një rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla, i pengon tiranët të bëjnë atë që po bën pikërisht Putini.

Nëse rendi ekzistues nuk mund t’i shërbejë këtij qëllimi, ai do të pësojë një goditje të rëndë tëbesueshmërisë e tij, sidomos tek vendet ku diplomatët dhe këshilltarët ushtarakë si unë, punojmë për t’i siguruar partnerët e huaj për angazhimin tonë ndaj këtyre parimeve.

Falja e grabitjeve territoriale të Rusisë, e minon më tej procesin diplomatik, sepse e gërryen legjitimitetin e traktateve ekzistuese, mbi të cilat mbështeten shumë vende për materiale dhe mbështetje politike. Është e qartë se Moska e ka hedhur poshtë Traktatin Rusi-Ukrainë të vitit 1997.

Por Memorandumi i Budapestit i vitit 1994 – me firmat e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Britanisë së Madhe – ofroi garanci sigurie të mbështetura nga Perëndimi, në këmbim të heqjes dorë nga Kievi ndaj arsenalit të tij bërthamor. Nëse këto bisedime do të sjellin përfundimisht shpërbërjen e Ukrainës, Perëndimi mund të përballet me një krizë besueshmërie në negociatat e ardhshme diplomatike.

Deklaratat e Putinit e përforcojnë këtë erozion të besimit, dhe e vendosin atë në mënyrë të përshtatshme brenda narrativës së “rënies së Perëndimit”. Realistët duan që Perëndimi ta lërëpas dore luftën në Ukrainë dhe të përqendrohet tek Kina, edhe pse presidenti bjellorus dhe aleati i Putinit, Aleksandër Llukashenko, përdor terma si “spastrimi moral” për të përshkruar vizionin e tij mbi të ardhmen e Evropës.

Por nëse Moska mund të përdorë mizoritë e saj në Ukrainë, për ta nxitur botën e lirë drejt arritjes së një marrëveshjeje, kjo do të nënkuptojë një fillim të ri të tmerrshëm, dhe jo ​​fundin e një lufte. Siç argumentohet nga gjenerallejtënant Xhejms Dubik në këtë ubejsajt, ulja e detyruar e Ukrainës në tryezën e negociatave në një pozicion të dobët, është një recetë që çon drejt katastrofës.

Duke marrë parasysh aneksimin e Krimesë në vitin 2014, përdorimin e vazhdueshëm të taktikave gjenocidale në Ukrainë, dhe gjasat për një kryengritje të gjatë në territoret e pushtuara nga Rusia, është marrëzi të supozohet se një lëshim territorial ndaj Moskës, do të prodhojë diçka që i ngjan stabilitetit.

Inkursioni i Rusisë e përball botën me një pyetje shqetësuese, të cilës ajo duhet t’i përgjigjet kolektivisht:A është i negociueshëm imperializmi? Jashtë Ukrainës, qasja pajtuese me Putininështë një opsion i lehtë, pasi krijon mirazhin e pajtimit, ndërsa nuk kërkon asgjë nga ata që ngjallin këtë iluzion.

Nga ana tjetër, është shumë më i vështirë krijimi i vullnetit politik, për të eksploruar mënyra të reja të ndarjes së barrës në mbështetje të luftës së Ukrainës. Por është e vetmja zgjidhje që i përgjigjet qartazi pyetjes se sa imperializëm do të tolerojë Evropa këtë shekull.

Nëse përgjigja është diçka më shumë se sa zero, atëherë Moska është e lirë të vazhdojë tashfrytëzojë këtë paqartësi në lidhje me interesat e saj perandorake. Zyrtarët nga Uashingtoni në Kanberra, duhet të marrin në konsideratë efektet afatgjata të Rusisë, e cila po përjeton diçka më pak se sa një dështim i tmerrshëm në Ukrainë.

Dikush mund të kujtojë një karikaturë të vitit 1805, në të cilin Napoleon Bonaparti dhe kryeministri britanik Uilliam Pit, përshkruhen të ulur në një tryezë duke gdhendur globin. Një valë në rritje e autoritarizmit gjatë dekadës së fundit, nënkupton se situata në Ukrainë mund të përcaktojë se kush do të zërë tani një vend në atë tryezë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, shpenzojnë miliarda çdo vit për t’i bindur partnerët e huaj se Perëndimi mund të ndihmojë në parandalimin, dhe nëse është e nevojshme, të ndalë Napoleonët modernë. Tani është koha për ta vërtetuar atë./“The Hill” – Bota.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA