918 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë, një viktimë nga COVID
31/07/2022 14:32
918 raste të reja me koronavirus një i vdekur janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se rastet e reja dalin pas testimit të 2,557 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 35.90%.
Sipas njoftimit, në 24 orë janë shëruar edhe 1,401 pacientë.
Aktualisht, rastet aktive me koronavirus në Kosovë janë 9,926.
Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës.
Top Channel