Një orë për të cilën thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitler është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në SHBA.

Ora Huber i kaloi një blerësi që preferoi të mos e bënte publik identitetin e tij. Aja ka të gdhendura inicialet A.H. dhe simbolin e swastikës. Liderë të komunitetit hebre e dënuan me forcë ankandin në Alexander Historical Auctions në Maryland. Megjithatë, vetë shtëpia e ankandeve, që ka shitur edhe në të kaluarën objekte naziste, u shpreh se qëllimi i saj është të ruajë historinë.

Adolf Hitleri udhëhoqi Gjermaninë naziste midis vitit 1933 dhe 1945, duke orkestruar vrasjen sistematike të rreth 11 milionë njerëzve – gjashtë milionë prej të cilëve u vranë sepse ishin hebrenj. Sipas katalogut të produkteve, ora mund të ketë qenë dhuratë ditëlindjeje për të në 1933-shin, viti kur u bë kancelar i Gjermanisë.

Shtëpia e ankandeve thotë se dokumentet e saj tregojnë që ora u mor si souvenir nga ushtarët francezë që mësynë në 1945-sën Berghofin, shtëpinë e Hitlerit në alpet bavareze. Paskësaj, mendohet se ajo është shitur dhe deri më sot, ka ndërruar disa pronarë në breza të ndryshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA