Cristiano Ronaldo ka njoftuar se do t’i bashkohet Manchester United për miqësoren e fundit parasezonale kundër Rayo Vallecanos, në “Old Trafford”, të dielën.
Mes spekulimeve të shumta në lidhje me të ardhmen e tij, CR7 lajmëroi në Twitter, vënien në dispozicion të Teg Hag për testin e fundit: “Të dielën, mbreti do të luajë”.
“Djajtë e Kuq” do të presin skuadrën e La Ligas në miqësoren e fundit parasezonale vetëm një javë para fillimit të sezonit në Premier League (pret Brightonin në ndeshjen hapëse më 7 gusht).
Ndoshta ky është një sinjal për qëndrimin e tij, sikurse e parashikon kontrata, edhe sezonin e ardhshëm në Manchester, megjithatë e ardhmja e tij mbetet një “rebus”.
Angazhimi humanitar i Paul Stratton, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës u përshëndet dhe më pas u falënderua në një mënyrë shumë britanike mbr[mjen e së premtes. Ky tifoz i Evertonit dhe ish-oficer policie, u ftua nga klubi i tij për të luajtur disa sekonda gjatë një ndeshjeje miqësore kundër ekipit ukrainas Dynamo Kyiv (3-0).
Rezultati ishte 3-0 në favor të ‘Toffees’ kur Stratton hyri në fushë, pas një përqafimi me Frank Lampard dhe nën ovacionet e 40.000 shikuesve të pranishëm në ‘Goodison Park’, për të ekzekutuar një penallti. Më pas ai festoi golin e tij me tifozët dhe lojtarët.
Në mars, Stratton dhe vëllai i tij kishin udhëtuar me makinë në drejtim të qytetin polak të Przemysl, afër kufirit me Ukrainën, për të siguruar ushqim për refugjatët që kishin arritur të iknin nga lufta.
Top Channel