KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë
Edhe pse prej disa kohësh, nga Madridi mbërrinin sinjale shpresëdhënëse se Spanja mund ta njohë më në fund pavarësinë e Kosovës, kryeministri Pedro sanchez i dha fund këtyre pritshmërive me deklaratën e fortë të bërë gjatë vizitës dy ditore në Beograd ku tha se vendi i tij rreshtohet në krah të Serbisë. Komentet e tij, Sanchez i bëri pas takimit
Spanjën dhe Serbinë i lidh nevoja për të “respektuar të drejtën ndërkombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve. në respektimin e këtyre parimeve, do të jemi gjithmonë me Serbinë.
Sanchez do të vizitojë edhe katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, dhe Kosova është i vetmi vend në rajon ku ai nuk do të ndalojë. Ai u shpreh se mbështet Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit evropian. “Spanja do të jetë gjithmonë me ju dhe ju keni mbështetjen tonë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian”, u shpreh shefi i ekzekutivit spanjoll.
Sanchez i cilësoi si fantastike marrëdhëniet politike mes Serbisë dhe Spanjës, e shtoi se edhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare duhet të arrijnë në të njëjtin nivel, ndërsa kujtoi se shkëmbimi tregtar ka qenë në rritje në pesë vjetët e fundit, por e bëri të qartë se dëshiron që ky shkëmbim të rritet edhe më shumë, duke paralajmëruar ardhjen e kompanive të reja nga Spanja në Serbi.
Vucic e falenderoi hapur për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe “respektimin e integritetit territorial të Serbisë”, ndërsa nenvizoi se e ka njoftuar kryeministrin Sanchez për rrjedhën e dialogut që Serbia dhe Kosova Beogradi po zhvillojnë nën lehtësimin e BE-së.
Top Channel