Edhe pse prej disa kohësh, nga Madridi mbërrinin sinjale shpresëdhënëse se Spanja mund ta njohë më në fund pavarësinë e Kosovës, kryeministri Pedro sanchez i dha fund këtyre pritshmërive me deklaratën e fortë të bërë gjatë vizitës dy ditore në Beograd ku tha se vendi i tij rreshtohet në krah të Serbisë. Komentet e tij, Sanchez i bëri pas takimit

Spanjën dhe Serbinë i lidh nevoja për të “respektuar të drejtën ndërkombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve. në respektimin e këtyre parimeve, do të jemi gjithmonë me Serbinë.

Sanchez do të vizitojë edhe katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, dhe Kosova është i vetmi vend në rajon ku ai nuk do të ndalojë. Ai u shpreh se mbështet Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit evropian. “Spanja do të jetë gjithmonë me ju dhe ju keni mbështetjen tonë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian”, u shpreh shefi i ekzekutivit spanjoll.

Sanchez i cilësoi si fantastike marrëdhëniet politike mes Serbisë dhe Spanjës, e shtoi se edhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare duhet të arrijnë në të njëjtin nivel, ndërsa kujtoi se shkëmbimi tregtar ka qenë në rritje në pesë vjetët e fundit, por e bëri të qartë se  dëshiron që ky shkëmbim të rritet edhe më shumë, duke paralajmëruar ardhjen e kompanive të reja nga Spanja në Serbi.

Vucic e falenderoi hapur për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe “respektimin e integritetit territorial të Serbisë”, ndërsa nenvizoi se  e ka njoftuar kryeministrin Sanchez për rrjedhën e dialogut që Serbia dhe Kosova Beogradi po zhvillojnë nën lehtësimin e BE-së.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA