Habit kryeministri spanjoll: Mos vini kravata në punë që të kursejmë energji!

30/07/2022 14:02

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez befasoi me kërkesën e tij drejtuar punonjësve në sektorin publik e privat të vendit që të mos mbajnë kravata, si masë për kursimin e energjisë në kushtet e një vale të nxehti ekstrem që ka pushtuar vendin e mbarë Europën.

Sanchez njoftoi se  qeveria e tij do të miratojë të hënën masa “urgjente” të kursimit të energjisë, në mesin e përpjekjeve edhe nga disa vende europianë për t`u bërë sa më pak të varuar ndaj gazit rus.

“Ia kam kërkuar tashmë këtë ministrave të kabinetit dhe të gjithë zyrtarëve publikë, por dua t`ia kërkoj edhe sektorit privat të mos mbajnë kravata sepse në këtë mënyrë do të kemi mundësinë të kursejmë energji, dhe kjo është shumë e domosdoshme në këto momente për vendin tonë.”

Të premten, termometri në Madrid shënoi 36 gradë Celsius dhe  39 gradë në Sevilje. Këto javët e fundit, kontinenti i vjetër ka përjetuar temperatura rekord të larta. Sipas Sanchezit, mos vendosja e kravatës ndihmon që trupi të qëndrojë më i freskët, e për rrjedhojë, ulet përdorimi i energjisë  sepse kondicionerët do të përdoren më rrallë.

Në vitin 2011, Japonia prezantoi fushatën e saj “Super Cool Biz”, që inkurajoi punonjësit e zyrës të veshin rroba më të freskëta gjatë verës. Së fundi, edhe në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit, politikanëve iu tha se mund t`ië hiqnin xhaketat e kostumit të tyre gjatë kohës që ndodheshim në Dhomën e Komunëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA