Spektakël, raste të humbura dhe plot 8 gola të shënuar në “Red Bull Arena”, por në fund është Bayerni që triumfon në trofeun e parë sezonal, duke ngritur lart Superkupën e Gjermanisë.
Bavarezët konfirmojnë edhe njëherë se janë ata skuadra për t’u mposhtur në Gjermani, teksa pas 10 suksesesh radhazi në Bundesligë, fitojnë për herë të tretë radhazi Superkupën dhe për herë të 10 në histori.
Debutim nga minuta e parë për Sadio Mane, që dërgoi tre herë topin në rrjetë, por vlejti vetëm goli në pjesën e parë, pasi dy të tjerë në të dytën u anuluan për pozicione jashtë loje milimetrikë.
Pak minuta në fushë edhe për Mathijs De Ligt, që nuk pati kohë të tregojë veten, por ndihmoi të tijtë të mbrojnë avantazhin dhe të festojnë suksesin në Superkupën e Gjermanisë për herë të 10 radhazi.
Sa i përket ndeshjes, bavarezët dominuan totalisht në pjesën e parë dhe shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin e tre golave të shënuar nga Musiala, Mane dhe Pavard, por 45-minutëshi i dytë na tregoi një Leipzig krejtësisht ndryshe.
Vendasit goditën traversën, shënuan tre herë dhe krijuan shumë raste të tjera, ndërsa Bayerni gjeti një gol me Gnabry, Sane e dy të tjerë me Mane, por këta të senegalezit u anuluan.
Vërshëllima finale na në fuqi suksesin 3-5 të Bayernit dhe konfirmoi se edhe sezoni i ardhshëm i Bundesligës do të ofrojë një spektakël të jashtëzakonshëm, të cilin do të mund ta ndiqni vetëm në ekranin e SuperSport.
Leipzig – Bayern 3-4 (Halstenberg 59′, Nkunku 77′, Olmo 89’/ Musiala 14′, Mane 31′, Pavard 45′, Gnabry 65′)
90’+7 – Goooool. Leroy Sane niset nga gjysmëfusha e tij, driblon një mbrojtës dhe portierin, dhe shënon për herë të pestë, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes.
89’ – Goooool. Fund emocionues dhe kjo falë Leipzig, që shënon golin e tretë me anë të Dani Olmo dhe bën shtesën mjaft interesante.
77’ – Goooool. Nkunku merr përsipër penalltinë dhe gjuan saktë, duke dërguar topin në trekëndësh. 2-4
76’ – Pavard provon të largojë topin, por Olmo i vjedh kohën dhe fiton një penallti.
65’ – Goooool. Bayern shuan shpejt shpresat e Leipzig. Menjëherë pas golit të vendasve, bavarezët dërgojnë topin në rrjetë për herë të katërt, këtë herë me sulmuesin Gnabry.
59’ – Goooool. Tjetër goditje nga këndi për Leipzig, që këtë herë gjen golin e parë me anë të Halstenberg, i cili kërcen mirë dhe jep një trajektore të pakapshme për Neuer. 1-3.
56’ – Leipzig provon të rihapë sfidën pas një krosimi nga këndi, por goditja me kokë ndalet nga traversa e Neuer, me Bayernin që shpëton mirë.
45’ – Gooool. Sërish Bayern, që mbyll llogaritë e Superkupës brenda 45 minutave të para. Është Benjamin Pavard që dërgon topin në rrjetë, pas asistit të marrë nga Jamal Musiala, i cili kombinoi bukur me Muller më parë.
31’ – Goooool. Sadio Mane shkruan emrin në listën e golashënuesve në ndeshjen e parë zyrtare me bavarezët. Gnabry merr një pasim brenda zonës dhe shërben për senegalezin, që i vetëm me portierin gjuan saktë, duke dërguar topin në rrjetë. 0-2 për Bayernin.
14’ – Goooool. Zhbllokohet sfida në “Red Bull Arena” dhe është Jamal Musiala që shënon golin e parë sezonal për Bayernin e Mynihut. Pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi, mesfushori merr një top brenda zonës dhe gjuan saktë, duke mposhtur portierin Gulasci.
13’ – Dalje e mirë e bavarezëve, me Kimmish që kthen topin në zonë, por Halstenberg ndërhyn në mënyrë vendimtare dhe dërgon topin në këndore.
8’ – Neuer bën një dalje karakteristike të tij, por këtë herë i pasigurt dhe Nkunku i rrëmben topin. Megjithatë në fund ndërhyn Sabitzer dhe largon rrezikun.
– Starton sfida në Red Bull Arena”…
Formacionet zyrtare:
Leipzig: Gulasci; Simakan, Orban, Forsberg, Klosterman; Szoboszlai, Nkunku, Halstenberg, Laimer, Heinrichs, Kampl
Bayern Mynih: Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Sabitzer, Muller, Musiala; Gnabry, Mane
Top Channel