Gjermania “kthim kursi” me Turqinë: Baerbock mbështet Greqinë, janë ishujt e saj!

30/07/2022 09:34

Eksportet gjermane të armëve drejt Turqisë, vecanërisht ato të nëndetëseve, lanë për disa kohë të kuptohet se Berlini nuk po rreshtohej ashtu si vende të tjera të BE-së në krah të Athinës në konfliktin e saj me Ankaranë.

Por ministrja e re e jashtme gjermane, Annalena Baerbock dëshmoi krejt të kundërtën e kësaj gjatë vizitës në kryeqytetin grek. Shefja e diplomacisë gjermane konfirmoi gjatë kësaj ndalese sovranitetin e Greqisë në mosmarrëveshjet për disa ishuj në Detin Egje dhe hodhi poshtë pretendimet territoriale të Turqisë. Lesbos, Kos, Rodos dhe shumë ishuj të tjerë i përkasin Greqisë.

“Ishujt greke janë territor grek dhe askush nuk ka të drejtë ta vërë këtë në pikëpyetje. Qeveria gjermane do të tregojë solidaritet me Greqinë në mbrojtje të familjes së Bashkimit Europian.”

Por ky mesazh i kryediplomates gjermane zemëroi Turqinë. Pas Athinës, Baerbock fluturoi drejt Ankarasë, ku homologu i saj turk Mevlut Cavusoglu i hoqi dorezat e foli hapur.

“Përse po i mbështesni veprimet e paligjshme të Greqisë.  Gjermania e ka humbur paanshmërinë në rolin e saj si ndërmjetës. Berlini duhet t’i dëgjojë të dyja palët pa paragjykime.”

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë përkeqësuar sërish. Ankaraja e akuzon Athinën se po armatos në mënyrë të paligjshme ishujt e saj, disa prej të cilëve shihen me sy të lirë nga brigjet turke.  Turqia po mundohet t’i përforcojë këto kërkesa edhe përmes fluturimeve që po kryejnë avionët luftarakë turq mbi ishujt e banuar grekë. Greqia e justifikon vendosjen e trupave me praninë e anijeve të shumta zbarkimi në bregun perëndimor të Turqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA