Zhgënjim që sjell revolucion, Laçi paralajmëron ndryshime në skuadër

29/07/2022 16:54

Laçi u eliminua në mënyrë të pabesueshme mbrëmjen e së enjtes nga moldavët e Petrocub, teksa pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Elbasan Arena u shpërfytyruan në 45 minuta, duke pësuar 4 gola e duke zhvlerësuar golin e shënuar nga Mentor Mazrekaj.

Humbja ka lënë një shije të keqe jo vetëm tek opinioni sportiv, por dhe tek drejtuesit e klubit kurbinas. Klubi i Laçit ka reaguar përmes një deklarate për mediat zyrtare në rrjetet sociale tregon zhgënjimin e madh nga ndeshja e kthimit me Petrocub, ndërsa shton se do të ketë revolucion në skuadër, në të mirë të bardhezinjve.

“Humbja e djeshme 1-4 kundër Petrocub, që rrjedhimisht solli edhe eliminimin nga Conference League në turin e dytë eliminator, ka shkaktuar zhgënjim të madh në klubin tonë. Synimi ishte kalimi i turit dhe vazhdimi i një tradite pozitive në garat ndërkombëtare. Kjo gjë nuk ndodhi dhe nisur nga rezultati dhe loja e zhvilluar, KF Laçi do të marrë gjithë masat që të jetë gati për sezonin e ri futbollistik. Kjo nënkupton një revolucion në ekip, në të mirë të së ardhmes së klubit në çdo aspekt. Rikthehemi më të fortë! Para Laçi”.

Një sinjal që pritet të ketë ndryshime në prag të sezonit të ri, i cili për Laçin do të nisë me synime madhore, për të qëndruar në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA