Nga Kili i largët vijnë rezultate të jashtëzakonshme për ngjyrat kuqezi të sportit të skive ku po zhvillohet një nga kampionatet ndërkombëtare FIS.
Skiatorja me origjinë italiane e natyralizuar në shqiptare Lara Kolturi, vetëm 16 vjeç, arrin të triumfojë në garën e saj të parë për Shqipërinë në Sllalomin Gjigand. Ajo ka bërë një garë të jashtëzakonshme duke lënë pas cdo kundërshtare me më shume se 6 sekonda.
Lara është natyralizuar si shqiptare vetëm pak muaj më parë dhe është vajza e ish medalistes Olimpike Italiane Daniela Ceccarelli e cila është edhe drejtoresha teknike e Federatës Shqipare të Skive.
Për t’u theksuar fakti se ajo ka arritur një rezultatet prej 28.5 pikësh i cili është edhe rekordi i pikëve të një sportisti shqiptar.
Lara bashkë me stafin e saj do të qëndrojnë në Amerikën Latine deri në fund të shtatorit ku do të zhvillojë më shumë se 10 gara për të vazhduar me pas stërvitjen në Itali.
Top Channel